Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në Shtetet e Bashkuara mbahen zgjedhjet për Kongres. Votohet për të gjitha 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe për 33 vende në Senat.
Demokratët kanë fokusuar vëmendjen te Iraku, duke akuzuar Republikanët për atë që ata e cilësojnë si politikë e dështuar e presidentit. Ndërkaq presidenti George Bush u bëri thirrje votuesve të mbështesin Republikanët, sepse kështu do të jenë më të sigurtë.
Demokratët pretendojnë të fitojnë shumicën në të dyja dhomat. Për këtë u duhen 15 vende më shumë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 6 në Senat.
XS
SM
MD
LG