Ndërlidhjet

logo-print

DRONOV:"MOSKA ËSHTË KUNDËR ZGJIDHJES SË IMPONUAR PËR KOSOVËN"


Andrej DRONOV, shef i Zyres së Rusisë në Prishtinë

RADIO EVROPA E LIRË
Z Dronov, Rusia thotë se pavarësia e Kosovës do të ishte presedan, shumica e vendeve perendimore thonë se Kosova është rast unik. Kosova ka qenë një nga tetë elementet konstituive të ish-Jugosllavisë dhe 6 prej tyre tash janë të pavarura. Në ato raste Rusia nuk ka kundërshtuar pavarësinë e tyre. Përse këtë Moska e bën vetëm në rastin e Kosovës?

ANDREJ DRONOV
Së pari Moska nuk thotë se pavarësia e Kosovës do të ishte presedan. Ne flasim për zgjidhjen e Kosovës dhe sipas nesh definitivisht do të jetë presedan nderkombëtar. Së dyti, që është shume e rëndësishme, për ne rëndësi vitale ka mënyra se si do të arrihet marrëveshja për Kosovën. Sipas nesh duhet te jete nje zgjidhje e negociueshme, e pranueshme për të gjithë. Dhe kështu ka qenë edhe në ish Jugosllavi ku republikat federale te Jugosllavisë janë ndarë dhe rasti i fundit është Mali i Zi. Ka pasur zgjidhje të përbashkët të palëve të përfshira dhe ka qenë zgjidhje paqësore dhe e qëndrushme. P. sh. Serbia dhe Mali i Zi e njohin njëra-tjetrën, ata i njohin rezultatet e referendumit. Pra kjo është mënyra për të vendosur për gjërat. Më e rëndësishmja është që rasti i Kosovës të zgjidhet brenda kornizës së ligjeve ndërkombëtare dhe pjesa më e madhe është Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Pra, nëse KS i OKB miraton rezolutë që do të ishte e pranueshme edhe për Kosovën, për Prishtinën dhe Beogradin, nuk do të kemi problem me atë zgjidhje. Ne jemi kundër zgjidhjes së imponuar nga ndokush dhe pa ndonje vendim të KS të OKB-së, sepse ne konsiderojmë se kjo nuk është zgjidhje e qëndrushme, nuk do të zgjasë shumë dhe nuk do të ndikoje ne stabilitetin rajonal dhe evropian. Ndërsa nëse flasim për presedan, kam degjuar shumë argumente legale dhe historike rreth kësaj. Por, ne flasim për presedanin e vendimeve, jo per presedan historik. Pra, njerëzit në Oseti dhe Abkhazi po shikojne për së afërmi zhvillimet në Kosovë dhe thonë se nëse Kosova do ketë zgjidhje duke mos i marrë parasysh ligjet ndërkomëbtare dhe nëse vendimi do të imponohet vetem nga njëra anë ne mund të veprojmë njësoj. Kjo është presedan për ta dhe per ne.

RADIO EVROPA E LIRË
Po, por në Kosovë ka pasur intervenim ushtark, ndërsa tash ka një prani të fuqishme ushtarke dhe civile ndërkomëbtare. A nuk mendoni se edhe kjo e bën Kosovën rast unik?

ANDREJ DRONOV
Cili është për shembull dallimi me Abkazinë? Abkazia ka pasur luftë, ka pasur prani ndërkombëtare ushtarake. Pra s’ka dallim. Nuk shoh dallim.

RADIO EVROPA E LIRË
Folët më herët për vendimin që duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Por negocitata e mbajtura deri më tash mes Prishtinës dhe Beogradit dëshmuan se do të jetë shumë vështirë të arrihet marrëveshje mes tyre. A do të pajtohet Moska me nje vendim të palës së tretë neutrale. Ne këtë rast, të të derguarit të OKB-së Marti Ahtisari?

ANDREJ DRONOV
Misioni i z. Ahtisari është që të përgatisë propozimin për zgjidhjen. Ne besojmë fuqimisht se ky propozim do të jetë bazë për negocitata të vashdueshme mes Prishtinës dhe Beogradit. Nuk besojme se të gjtha mundësitë për kompromis janë shtjerrur. Ne ende besojmë në arritjen e një vendimi të negociueshëm. Kjo është arsyeja që po presim me padurim propozimin e z Ahtisari, ashtu që negociatat mbi këto baza të vazhdojnë.

RADIO EVROPA E LIRË
Rusia është pjese e Grupit të Kontaktit. Si i sheh Moska zyrtare parimet e Grupit te Kontaktit për Kosovën dhe a vazhdon t’i mbështesë ato?

ANDREJ DRONOV
Po, Rusia është pjesë e Grupit të Kontaktit dhe ne po punojmë vazhdimisht me koleget tanë dhe Grupi i Kontaktit po ruan unitetin. Ne ende kemi parimet që u nxorën nga liderët tanë dhe dhe manifestimi i fundit i unitetit dhe i dëshirës së Grupit të Kontkatit për të kontribuar për zgjidhjen e çështjes së Kosoës ishte deklarata ministrore e 21 shtatorit që u nxor në Nju Jork. Ne e përkrahim plotësisht dhe jemi pjesë e asaj deklarate, dhe pozicioni i përbashëkt i vendeve te Grupit te Kontaktit është mjaft i qartë.

RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se marrëveshja për statsuin do të arrihet këtë vit?

ANDREJ DRONOV
Ne kurrë nuk duam që të lidhemi për afate kohore. Ne besojmë se është në interes të të gjitha palëve që të arrijnë marrëveshjen shpejt. Por, ka zhvillime që disi mund të shtyejnë statusin final, etj. Është proces dhe ne jemi kundër afateve artificale kohore. Ne do të punojmë në baza pragmatike, me situatën që kemi në duar. Nuk dua të bëj parashikime se pse kjo nuk varet nga Moska apo vendet e Grupit të Kontaktit. Ka procese te ndryshme që po ndodhin këtu në Kosovë dhe në Serbi që janë pjesë e bisedimeve dhe kjo duhet marrë parasysh.

RADIO EVROPA E LIRË
Për shkak të qëndrimit të Rusisë disa analistë parashohin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtete të ndryshme , para se gjithash perëndimore, në formë individuale, pra pa vendim të Këshillit të Sigurimit. Në rastin e sigurimit të dy të tretave te votave te vendve anëtare të KB-së , Kosova siguron ulësen ne OKB pavarësisht qëndrimit të Moskës. A mendoni se në kët mënyrë Rusia izolon vetveten nga një çështje me peshe ne Ballkan?

ANDREJ DRONOV
Është vështirë që Rusia të izolojë vetëveten nga çfarëdo problemi në botë. Rusia është një fuqi e rëndësishme botërore, e cila ka interesa në secilën pjese të botës. Pra nuk është çështja e izolimit të dikujt në botë prej ndonjë problemi.
Nëse flasim për njohje të mudshme individuale dhe anashkalim të Këshillit të Sigurimit, mendoj se ky nuk është skenari më i mirë për Ballkanin, por as për botën, për pjesët e ndryshme të botës, sepse siç thashë do të jetë presedan për vatrat e nxehta në botë. Dhe nuk po flas për republikat përreth kufijve të Rusisë, por siç e dini ka zona të caktuara me konflikte të ngrira në Afrikë, në Saharanë perëndimore, në Azi, madje edhe ne Evropë, në Evropën Perëndimore. Mendoj se do të jete mesazh i keq për palët në këto konflikte të ngrira.

RADIO EVROPA E LIRË
Si e shihni ju të ardhmen e Kosovës dhe te këtij rajoni?

ANDREJ DRONOV
Ne sinqerisht i dëshirojmë më të mirën popullit të Kosovës. Do të donim që ata të jenë palë kontribuese e stabilitetit rajonal. Do të donim që ata të jetojnë në paqe me fqinjtë e tyre, dhe do të donim që të kenë zgjidhje te mirë që nuk do të sillte probleme në të ardhmen me Serbinë, apo me ndonjë pjesë të rajonit. Unë kam qenë këtu edhe para 4 vitesh dhe 4 vjet pasi që jam kthyer kam parë se Kosova po zhvillohet, po bëhet me mirë, Prishtina po bëhet më e bukur, keni shumë investime ekonomike, rrugët janë më të mira, ndërtesat janë më të mira. Pra unë shoh perpsektivë të mirë për Kosovën dhe i dëshiroj Kosovës të gjitha të mirat.

Intervistoi: Albana ISUFI
XS
SM
MD
LG