Ndërlidhjet

UASHINGTON


Rezultatet e zgjedhjeve për Kongres në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se Partia Demokratike në opozitë është në rrugë për t'i marrë pushtetin republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve.
Sipas rezultateve të disa organizatave, demokratët kanë fituar më shumë se 20 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve, që më parë mbaheshin nga Partia Republikane e presidentit George Bush.
Këto rezultate i hapin rrugën demokratëve për tu bërë partia më e madhe në Dhomën e Përfaqësuesve, për herë të parë në 12 vitet e fundit.
Nancy Pelosi, nga Partia Demokratike, ka gjasat të bëhet zëdhënësja e parë femër e Dhomës së Përfaqësuesve.
"Është një fitore e madhe për qytetarët amerikanë, të cilët sot votuan për ndryshime. Ata votuan për demokratët me qëllim që vendi të merr drejtim të ri", tha Pelosi.
"Dua t'i falenderohem Nju Jorkut për përkrahjen që më ofruat. Porosia nuk ka mundur të jetë më e qartë, është koha për një kurs të ri", tha senatorja demokrate Hillary Clinton.
Poashtu njoftohet se demokratët kanë fituar katër ulëse në Senat që më parë mbaheshin nga republikanët.
XS
SM
MD
LG