Ndërlidhjet

UASHINGTON


Partia Demokratike opozitare në SHBA ka fituar shumicën e ulëseve në Dhomën e Përfaqësuesve.
Sipas rezultateve të para, demokratët kanë fituar afër 30 ulëse që më parë mbaheshin nga Partia Republikane e presidentit George Bush. Demokratët poashtu kanë fituar të paktën 4 ulëse në Senat nga gjashtë që u duhen për të marrë kontrollin edhe në këtë dhomë.
Gara për Senat në shtetet Montana dhe Virginia është tepër e ngushtë për të parashikuar fituesin.
Këto rezultate i hapin rrugën demokratëve për tu bërë partia më e madhe në Dhomën e Përfaqësuesve, për herë të parë në 12 vitet e fundit.
Nancy Pelosi, nga Partia Demokratike, ka gjasat të bëhet zëdhënësja e parë femër e Dhomës së Përfaqësuesve.
"Është një fitore e madhe për qytetarët amerikanë, të cilët sot votuan për ndryshime. Ata votuan për demokratët me qëllim që vendi të merr drejtim të ri", tha Pelosi.
"Dua t'i falenderohem Nju Jorkut për përkrahjen që më ofruat. Porosia nuk ka mundur të jetë më e qartë, është koha për një kurs të ri", tha senatorja demokrate Hillary Clinton.
XS
SM
MD
LG