Ndërlidhjet

JERUSALEM


Izraeli ka shprehur keqardhje për vrasjen e civilëve palestinezë nga forcat e veta në Rripin e Gazës. Në një deklaratë të përbashkët, kryeministri Ehud Olmert dhe ministri i Mbrojtjes Amir Peretz bënë thirrje për dërgimin e menjëhershëm të ndihmave humanitare dhe mjekësore për të plagosurit.
Nga sulmet e sotme izraelite ndaj territoreve palestineze janë vrarë 18 civilë përfshi gra dhe fëmijë.
Kryeministri i autoritetit palestinez Ismail Haniyah ftoi Këshillin e Sigurimit të mbajë takim lidhur me zhvillimet e fundit.
"Ftojmë Këshillin e Sigurimit që menjherë të hetojë masakrat e kryera ndaj civilëve, të nxjerrin një vendim që garanton të drejtat e palestinezëve si dhe ndaljen e represionit ndaj tyre", tha Haniyah.
50 palestinezë janë vrarë javën e fundit, nga sulmet e ushtrisë izraelite ndaj qytetit Beit Hanun.
XS
SM
MD
LG