Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Partia Demokratike fitoi shumicën, 227 nga 435 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila për 12 vjet kontrollohej nga Republikanët.
Demokratët fituan edhe 5 vende në Senat nga 6 sa u duhen për të marrë kontrollin edhe në këtë dhomë. Tash ata kanë 50 ndërsa Republikanët 49 senatorë. Gara do të vendoset në shtetin Virginia, ku kandidati Demokrat është në epërsi të vogël, dhe është i mundur rinumërimi i votave.
Rezultati shkaktoi ndryshimin e parë në administratë. Pasi u uroi fitoren Demokratëve, presidenti George Bush tha se e ka pranuar dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes Donald Rumsfeld. Bush tha se në krye të Pentagonit do të emërohet ish drejtori i CIA-s, Robert Gates.
"Tash, pas një varg bisedimesh të thella, Sekretari Rumsfeld dhe unë u dakorduam se është koha për një udhëheqësi të re në Pentagon", tha Bush.
XS
SM
MD
LG