Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush, pasi e pranoi dorëheqjen e sekretarit të Mbrojtjes Donald Rumsfeld, e vlerësoi punën e tij si shumë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara.
"Reformat e arritura me punën e sekretarit Rumsfeld janë historike dhe njëherësh do të shtojnë sigurinë e amerikanëve për dekada me rradhë", tha Bush.
Ndërkaq Donald Rumsfeld u shpreh:
"Luftën kundër terrorit, qytetarët vështirë se mund ta kuptojnë. Megjithatë një gjë është e sigurt, historia do ta shënoj kontributin e presidentit Bush", tha Donald Rumsfeld, postin e të cilit, do ta merr ish drejtori i CIA-së Robert Gates.
"Shtetet e Bashkuara janë në luftë, në Irak dhe Afganistan. Jemi duke luftuar kundër terrorizmit në mbarë botën, dhe po ballafaqohemi me sfida të vështira për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në vendin tonë. Por besoj se zgjidhja e këtyre konflikteve do ta përmirësoj botën për dekadat e ardhshme", tha Gates.
Ndërkohë përkrahës dhe kundërshtarë të politikës amerikanë në Irak, kanë reaguar ndaj dorëheqjes së sekretarit Rumsfeld.
"Duket shumë qartë se presidenti Bush ka reaguar ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 7 nëntorit, dhe kjo është mjaft e arsyeshme. Por ky reagim nuk do të thotë ndryshim fundamental në politikën amerikane", tha kryeministri australian John Houard.
Kritikët e politikës amerikane nga Azia, Lindja e Mesme dhe Amerika Latine e kanë mirëpritur dorëheqjen e se sekretarit Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG