Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku ka përsëritur sot se Kosova do të pavarësohet, pavarësisht pozicionit të Këshillit të Sigurimit. Ai tha se kjo deklaratë nuk përbën ndonjë kërcënim, duke shtuar se pavarësia e Kosovës nuk është dëshirë vetëm e popullit shumicë
të Kosovës, por edhe e shteteve që kanë investuar në Kosovë. Kreu i qeverisë tha se mënyra e shpalljes së pavarësisë do të caktohet përmes një vendimi të harmonizuar me vendet perëndimore dhe miqtë strategjikë të Kosovës. Çeku, siguroi të ketë sinjale nga miqtë ndërkombëtarë, kur flet për pavarësinë e Kosovës edhe pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit.
Këto komente kryeministri Çeku i bëri pas takimit të rregullt me kryeadministratorin Joachim Ruecker.
XS
SM
MD
LG