Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Një qytetar serb 53 vjeç është plagosur sot në mëngjes me armë zjarri në fshatin Letnicë të komunës së Vitisë, i banuar me popullatë të përzier shqiptare, serbe dhe kroate. Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, bëri të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në fshatin Vërbovc, prej nga është transferuar në spitalin e Vranjës në Serbi. Motivet e incidentit tash për tash mbeten të panjohura, megjithëse zoti Elshani tha se autoritetet e rendit kanë marrë në pyetje tre persona në lidhje me këtë rast. Dy prej tyre, sipas Elshanit, janë të përkatësisë kroate dhe një i përkatësisë shqiptare.
XS
SM
MD
LG