Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi Negociator ka shprehur keqardhje për vendimin e emisarit të OKB-së për statusin Martti Ahtisaari që të shyjë paraqitjen e propozimit për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Duke folur në emër të ekipit negociator, presidenti Fatmir Sejdiu tha se "është shqetësuese që shtyrja është bërë për shkak të kalendarit të zgjedhjeve të Serbisë". Ekipi i Unitetit vazhdon të besojë që zgjidhja e shpejtë e statusit të Kosovës është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të rajonit dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Sipas presidentit Sejdiu, pavarësisht shtyrjes, ekipi negociator beson se procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës do të përfundojë me shtetin e pavarur të Kosovës.
XS
SM
MD
LG