Ndërlidhjet

PODGORICË


Kryeministri malazez Zhelko Shturanoviç së bashku me kabinetin e tij qeveritar u betuan sot si qeveri e re, njëherësh e para që nga shpallja e pavarësisë së Malit të Zi.
Shturanoviç vjen në këtë post pas Gjukanoviçit, i cili qëndroi në pushtet për 15 vjet. Kryeministri i sapoemëruar, tha se prioritet i qeverisë së tij do të jetë integrimi i Malit të Zi në strukturat evropiane. Në kabinetin e ri qeveritarë, Fuad Nimani nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve është caktuar ministër për Pakicat.
XS
SM
MD
LG