Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Udhëheqësja e Agjencisë Britanike të Kundërzbulimit MI5, Eliza Manningham-Buller, tha se agjentët britanikë janë duke i vëzhguar rreth 1 mijë e 600 persona që dyshohen për 30 komplote terroriste. Ajo tha se të dyshuarit janë kryesisht të rinjë britanik, dhe se shumica e tyre kanë lidhje ose inspirohen nga rrjeti i Al-Kaidës.
Kryeministri britanik Tony Blair shfaqi besimin se kërcënimet terroriste, siç u shpreh ai, "ishin shumë të vërteta".
"Siç e dini për disa vite me rradhë unë kam thënë se kërcënimet terroriste janë shumë të vërteta, ngase janë përgaditur për kohë të gjatë", tha Blair.
XS
SM
MD
LG