Ndërlidhjet

VJENË


Agjencia 'Austria Press', duke cituar diplomatë të huaj ka bërë të ditur se, Ahtisaari po planifikon që propozimin e tij për statusin e Kosovës ta bëjë publik para Këshillit të Sigurimit në muajin mars të vitit të ardhshëm. Zëdhënësja e Ahtisaarit Hua Jiang, nuk e ka konfirmuar këtë informacion por ka thënë se kurrfarë afati nuk është caktuar. "Si hap i ardhshëm i yni do të jetë vazhdimi i punës rreth propozimit dhe konsultimet me bashkëbiseduesit ndërkombëtarë", ka thënë Jiang. "Mbetet vullnet i të dyja palëve nëse do të vazhdojnë bisedimet për arritjen e koncensusit në çështjet teknike", ka thënë Jiang.
XS
SM
MD
LG