Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy automjete bomba shpërthyen në një treg në Bagdad duke shkaktuar vdekjen e të paktën 8 vetave dhe plagosjen e 32 të tjerëve. Policia tha se numri i viktimave mund të rritet.
Më heret policia bëri të ditur se mëngjesin e sotëm në Bagdad kishte gjetur 6 të tjerë të vrarë.
Po sot, agjencia polake e lajmeve PAP njoftoi se një ushtar polak dhe një sllovak e kanë humbur jetën kur automjeti, me të cilin udhëtonin, mbrëmë kishte hasur në një minë afër qytetit Al Kut.
XS
SM
MD
LG