Ndërlidhjet

BRUKSEL


NATO ka dënuar referendumin e planifikuar për pavarësinë në Osetinë Jugore, krahinë e Gjeorgjisë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, përmes një komunikate tha se ai dhe liderët tjerë ndërkombëtarë e hedhin poshtë të ashtuquajturin "referendum".
"Veprimet e tilla nuk i shërbejnë asnjë qëllimi, pos ngritjes së tensioneve në rajonin e Kaukazit jugor", ka thënë Jaap De Hoop Scheffer.
Të dielën më 12 nëntor, zgjedhësit në Osetinë jugore do të votojnë nëse do të mbeten të pavarur nga autoritetet e Gjeorgjisë. Qeveria e Gjeorgjisë tashmë ka thënë se nuk do ta njohë referendumin.
XS
SM
MD
LG