Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia irakiane tha se një person i armatosur ka sulmuar një autobus duke vrarë të paktën 10 veta dhe rrëmbyer dhjetra të tjerë. Ngjarja ndodhi në qytetin latifiya, 30 km në jug të Bagdadit.
Sot, dy automjete bomba shpërthyen në një treg në Bagdad duke shkaktuar vdekjen e të paktën 8 vetave dhe plagosjen e 32 të tjerëve. Policia tha se numri i viktimave mund të rritet. Më heret policia bëri të ditur se mëngjesin e sotëm në Bagdad kishte gjetur 6 të tjerë të vrarë.
Po sot, agjencia polake e lajmeve PAP njoftoi se një ushtar polak dhe një sllovak e kanë humbur jetën kur automjeti, me të cilin udhëtonin, mbrëmë kishte hasur në një minë afër qytetit Al Kut.
XS
SM
MD
LG