Ndërlidhjet

BRUKSEL


NATO ka dënuar referendumin e planifikuar për pavarësinë në Osetinë Jugore, krahinë e Gjeorgjisë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, tha se e hedh poshtë të "ashtuquajturin" referendum, i cili mund të shkallëzojë situatën në Gjeorgjinë jugore.
"Veprimet e tilla nuk i shërbejnë asnjë qëllimi, pos ngritjes së tensioneve në rajonin e Kaukazit jugor", ka thënë Jaap De Hoop Scheffer.
Ai i bëri këto komente një ditë para referendumit të 12 nëntorit, ku zgjedhësit në Osetinë Jugore do të votojnë nëse do të mbeten të pavarur nga autoritetet e Gjeorgjisë. Qeveria e Gjeorgjisë tashmë ka thënë se nuk do ta njohë referendumin.
XS
SM
MD
LG