Ndërlidhjet

BEOGRAD


Vendimi për shtyrjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës, për shkak të zgjedhjeve në Serbi, është arsyetimi më i thjeshtë, për rrugën pa krye në të cilën ka hyrë i dërguari i OKB-së Martti Ahtisaari, tha ministri serb i Shkencës Aleksander Popoviq, i cili i sugjeroi Ahtisaarit që të tërhiqet nga ky proces.
"Tash po e shohim se plani i Ahtisaarit që fshehtas së bashku me Prishtinën, është përpjekur të paraqesë dokument për pavarësinë, ka rënë. Arsyeja e vërtetë pse ky plan ka dështuar, është qëndrimi i qartë i Rusisë, që nuk mund të shkelet Karta e Kombeve të Bashkuara, dhe duket që Ahtisaari e ka kuptuar refuzimin e Rusisë", ka thënë ministri Popoviq.
XS
SM
MD
LG