Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian sot në Bruksel po diskutojnë edhe për Kosovën. Pritet që më vonë gjatë ditës, ministrave të jashtëm të BE-së t'u bashkohet edhe i dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. BE-ja konsideron se statusi i Kosovës duhet të jetë i "qartë dhe i qëndrueshëm" në mënyrë që të sigurohet stabilitet dhe perspektivë evropiane e gjithë rajonit. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian synon që të angazhohet fuqishëm në Kosovë, pas përcaktimit të statusit.
XS
SM
MD
LG