Ndërlidhjet

TOKIO


Ambasadori i Rusisë në Japoni, Aleksandar Losyukov tha sot se pret që bisedimet gjashtë palëshe për programin bërthamor të Koresë Veriore të vazhdojnë në fillim të muajit dhjetor. Ai këto komente i bëri në një konferencë për shtyp në Tokio. Më herët janë mbajtur disa runde të bisedimeve gjashtë palëshe, në të cilat kanë marrë pjesë, të dy Koretë, Japonia, Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Por, takimet e këtilla nuk janë mbajtur prej se Pheniani e zhvilloi provën bërthamore para një muaji.
XS
SM
MD
LG