Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, prapa dyerve të mbyllura, kanë diskutuar sot për procesin e statusit të Kosovës. Sipas burimeve diplomatike të BE-së, i dërguari i OKB-së për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari në këtë takim, i është përgjigjur pyetjeve të disa ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Thuhet se në këtë takim është shprehur mbështetje e plotë për punën e Ahtisaarit dhe është vlerësuar si vendim i duhur edhe shtyrja për paraqitjen e propozimit të tij për statusin e Kosovës për shkak të zgjedhjeve në Serbi.
Në takimin e sotëm, ministrat e Jashtëm të BE-së, kanë vendosur të miratojnë mandatin për negociata me disa vende të Ballkanit, për lehtësimin e vizave për të udhëtuar në shtetet e Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje do të vlejë për Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë. Kosova nuk përfshihet në këtë proces të lehtësimit të vizave sepse ajo nuk e ka të zgjidhur statusin dhe Komisioni Evropian nuk ka mundësi të negociojë për këtë me Kosovën.
XS
SM
MD
LG