Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kosova mbetet një prioritet dhe përkushtim i lartë për NATO-n, ka pohuar sot në Prishtinë, gjenerali James L. Jones, komandant suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë. Këto komente, gjenerali Jones i bëri gjatë kësaj vizite një ditore në Kosovë, në fund të mandatit të tij, me ç’rast u prit nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës. Gjenerali James Jones tha se nuk sheh ndonjë kërcënim për situatën e sigurisë në Kosovë për shkak të shtyrjes së vendimit për statusin e Kosovës dhe premtoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në drejtim të garantimit të paqes dhe sigurisë për të gjithë në Kosovë.
“KFOR-i është mirë i organizuar dhe është në gjendje që ta kryejë punën e vet dhe se për këtë edhe është i trajnuar e përgatitur".
Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili priti gjeneralin Jones bashkë me kryeministrin Agim Çeku, tha se i ndante atij medaljen e artë në shenjë mirënjohje për kontributin e tij. “Është një medalje e artë ushtarake, për përkushtimin e tij dhe komandës që ka për një stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe stabilitet të qëndrueshëm rajonal dhe më gjerë", tha presidenti Sejdiu.
XS
SM
MD
LG