Ndërlidhjet

logo-print

TSKHINVALI


Komisioni zgjedhor i rajonit të Osetisë Jugore thotë se 99% e votuesve që dje dolën në referendum, kanë votuar për pavarësimin nga Gjeorgjia. Udhëheqësi i Osetisë Jugore, Eduard Kokoity tha se rezultatet e referendumit, janë një arsyetim i fuqishëm për të diskutuar me përfaqësuesit e vendeve të cilat deklaruan se nuk do t'i njohin rezultatet.
"Ne do ta vazhdojmë luftën tonë në mënyra civilizuese me qëllim që ta përmbushim obligimin të cilin e morëm dje", tha Kokoity.
Ndërsa kryeministri gjeorgjian Zurab Nigaideli ka vlerësuar se referendumi i djeshëm në Osetinë Jugore, është pjesë e strategjisë së Kremlinit për t'i ngritur tensionet në rajon. Ai njëherësh akuzoi Rusinë se po përgatitet për luftë.
XS
SM
MD
LG