Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian e kanë mbështetur vendimin e të dërguari të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari që ta shtyjë vendimin për statusin e ardhshëm të Kosovës deri në fillim të vitit tjetër.
kryediplomati i BE-së Javier Solana tha se vendimi i Ahtisaarit nuk nënkupton se do të ketë "rrëshqitje të mëtejme të afatit".
"Ahtisaari është përgjegjës për ta gjykuar se cila është koha më e mirë që ai t'i zbulojë propozimet e tij", ka thënë Solana.
Ndërkaq, komisioneri i BE-së për Zgjerim Oli Rehn ka thënë se "një vonesë e shkurtër është e arsyeshme" nisur nga fakti se zgjedhjet parlamenare në Serbi do të mbahen më 21 janar 2007.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të sigurohet "qartësia politike dhe legale" për të ardhmen e Kosovës në mënyrë që ajo të mund t'i fillojë bisedimet për marrëveshjen e bashkëpunimit me BE-në, ka thënë Rehn.
Solana dhe Rehn i bënë këto komente pas takimit me Martti Ahtisarin në Bruksel.
XS
SM
MD
LG