Ndërlidhjet

VJENË


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin Martti Ahtisaari do t'ua paraqesë propozimin e tij për statusin e Kosovës të dyja palëve, menjëherë pas zgjedhjeve të janarit në Serbi, ka thënë zëdhënësja e tij Hua Jiang.
"Ahtisaari ende është duke punuar në propozimin e tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe po mundohet sa më shumë t'i zvogëloj dallimet ndërmjet dy palëve. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, dhe nëse të dyja palët mbeten në qëndrimet e mëparshme, ai do ta paraqesë propozimin e tij, për të cilin mendon se është i drejtë", tha Jiang. Ajo shtoi se propozimi më pas do t'i paraqitet Këshillit të Sigurimit i cili do të marrë vendim përfundimtar.
XS
SM
MD
LG