Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Udhëheqësit kryesorë vendorë e ndërkombëtarë të Kosovës thanë sonte në mbrëmje se janë të bindur që propozimi për statusin do të bëhet menjëherë pas 21 janarit dhe bënë thirrje që të vazhdohet mbështetja në procesin demokratik dhe paqësor të përcaktimit të statusit. Këto deklarata janë bërë sonte pas një takimi të kryeministrit të Kosovës Agim Çeku me shefin UNMIK-ut Joachim Ruecker dhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Roland Kather në selinë e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Prishtinë.
"Kur kemi parasysh deklaratën e Ahtisarit se propozimi do të bëhet pa vonesa pas 21 janarit, unë mendoj se momenti i duhur është kapur dhe ne do të jemi shumë të zënë deri atëherë" ,tha shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker.
"Jemi të lumtur të themi se jemi të bindur që Ahtisari dhe Grupi i Kontaktit do të shkojnë përpara në këtë proces përmes një rruge krejtësisht diplomatike, paqësore dhe demokratike", tha gjenerali Roland Kather.
XS
SM
MD
LG