Ndërlidhjet

PRISHTINË


KFOR-i është mirë i organizuar dhe i përgatitur për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë, ka pohuar sot komandanti i NATO-s për Evropën, James Jones, gjatë një vizite që i bëri Prishtinës, në fund të mandatit të tij. Ai tha se nuk sheh asnjë mundësi që situata në Kosovë të destabilizohet. Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ndau gjeneralit Jones një medalje të artë ushtarake në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për Kosovën.
XS
SM
MD
LG