Ndërlidhjet

STAMBOLL


Sekretari i përgjithshëm i OKB Kofi Annan tha se hendeku i mirëkuptimit ndërmjet shoqërive islamike dhe perendimore nuk do të mund të kapërcehet përderisa nuk adresohet konflikti arabo-izraelit. Annan tha se asnjë konflikt tjetër nuk ndikon aq shumë te myslimanët në mbarë botën. "Ne duhet të fillojmë duke riafirmuar dhe dëshmuar se problemi nuk qëndron te Kur'ani, Tora, apo Bibla. Problemi kurr nuk është te besimi, por te mënyra e sjelljes ndaj njëri tjetrit", tha Annan.
Ai i bëri këto komente në Stamboll pasi pranoi raportin e një grupi shkollarësh dhe dijetarësh lidhur me mënyrat për të shmangur përplasjet dhe keqkuptimet ndërmjet myslimanëve dhe perendimit.
XS
SM
MD
LG