Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Polonia ka bllokuar raundin e bisedimeve rreth marrëveshjes së re për partneritet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Zyrtarët polakë, në takimin e sotëm të ministrave të Jashtëm të BE-së thanë se Rusia së pari duhet të përkushtohet në furnizimin me energji duke e ratifikuar kartën ndërkombëtare të energjisë, e më pas të fillojë bisedimet.
Ata poashtu kërkuan që Rusia t'i heqë sanksionet për importin e artikujve ushqimorë nga Polonia.
Edhe komisionerja për Marrëdhënie me Jashtë e Bashkimit Evropian, Benita Ferrero Valdner ftoi Rusinë ti heq këto sanksione.
"Ne jemi në dijeni për vështirësitë me të cilat po ballafaqohet Polonia për shkak të sanksioneve të Rusisë ndaj produkteve polake. Vërtet Komisioni Evropian është duke bërë gjithçka që është e mundur të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje", tha Ferrero-Valdner.
XS
SM
MD
LG