Ndërlidhjet

BAGDAD


Autoritetet irakiane njoftuan se janë rrëmbyer më shumë se 100 punëtorë të Institutit për Kërkime të Arsimit në Bagdad. Lajmin e bëri të ditur kreu i Komitetit Parlamentar për Arsim, Alaa Makki.
"Një grup terroristësh me uniforma ushtarake dhe policore kanë hyrë në zyrat e Ministrisë për Arsim mëngjesin e sotëm. Ata u prezantuan si anëtarë të Komisionit për Edukim ndërsa më pas arrestuan dhe rrëmbyen të gjithë meshkujt që ishin në ndërtesë", tha Makki.
Në zhvillime të tjera, së paku 10 veta janë vrarë dhe rreth 30 janë plagosur nga shpërthimi në një treg në qendër të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG