Ndërlidhjet

BERLIN


Një grup i avokatëve amerikanë dhe gjermanë ka përgatitur një ankesë kundër sekretarit amerikan të Mbrojtjes, tashmë në dorëheqje, Donald Rumsfeld dhe disa zyrtarëve të lartë, me pretendimet se kanë lejuar torturë. Avokati amerikan Michael Ratner tha se ky ekip do t'i përfaqësojë 11 irakianë, ish të burgosur në burgun Abu Ghraib dhe një tjetër të mbajtur në qendrën e paraburgimit në Guantanamo Bay në Kubë.
"Mendoj se rrethanat kanë ndryshuar, për shkak se Rumsfeld tashmë është larguar nga zyra. Por megjithatë faktet që i kemi vetëm sa janë përforcuar, ndoshta edhe më shumë se në vitin 2004", tha Ratner.
XS
SM
MD
LG