Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i bëri sot thirrje Grupit të Kontaktit dhe BE-së që të respektojnë kufinjtë e Ballkanit dhe të Kosovës. Ai njëherësh shprehu shqetësimin për vonesat në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës.
Berisha, më tej tha se asnjë projekt për ndarje të Kosovës nuk do të jetë i pranueshëm për shqiptarët. Ideja për ndarjen e Kosovës, një vendi me 90 për qind shqiptarë dhe 10 për qind minoritete, sipas kryeministrit Berisha, është një përpjekje tepër e rrezikshme në favor të shteteve etnikisht të pastra për të dhënë përshtypje tërësisht të gabuar se vetëm ata mund të funksionojnë në Ballkan.
Kryeminsiri Berisha deklaroi se zvarritja e mëtejshme e statusit përfundimtar të Kosovës ndërlikon në një nivel tepër delikat situatën dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
XS
SM
MD
LG