Ndërlidhjet

VARSHAVË


Polonia mbështet "Kosovën e lirë dhe të pavarur" deklaroi presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu pas takimit me homologun e tij polak Lech Kaczynski.
"Kisha kënaqësinë të dëgjoj se presidenti Kaczynski, Polonia dhe populli polak, janë të gatshëm të na mbështesin në favor të stabilitetit në Ballkan dhe për një Kosovë të lirë e të pavarur", tha Moisiu në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin polak.
Sipas France Presse, Kaczynski ka thënë se Shqipëria ka luajtur një "rol stabilizues" në rajonin e trazuar të Ballkanit dhe duket se është "afër" për tu anëtarësuar në NATO.
XS
SM
MD
LG