Ndërlidhjet

DAMASK/TEHERAN


Siria është e gatshme të bisedojë me Shtetet e Bashkuara për stabilizimin e situatës në Irak. Qeveria në Damask njoftoi se është duke pritur nëse Uashingtoni do t'i hap rrugën për bisedime.
Edhe presidenti iranian Mahmud Ahmedinejad tha se Teherani është i gatshëm të bisedojë me Shtetet e Bashkuara, por me kusht që Uashingtoni ta "ndryshoj qëndrimin".
"Rrethanat aktuale të raporteve të Iranit me SHBA-në janë pasojë e mënyrës së sjelljes së Amerikës. Nëse ata e ndryshojnë këtë sjellje ne do të negociojmë me ta. Çështje kyçe në politikën tonë është të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha vendet", tha Ahmedinejad.
Udhëheqës të Iranit dhe Sirisë i bënë këto komente pasi paneli dypalësh amerikan për vlerësimin e situatës në Irak, tha se nevojitet inkurajimi i Damaskut dhe Teheranit.
XS
SM
MD
LG