Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Të paktën 8 veta e humbën jetën dhe dhjetra janë plagosur nga shpërthimi i një automjeti në Bagdad.
Po sot, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se 4 ushtarë amerikanë janë vrarë në krahinën irakiane Anbar. Njoftohet se ushtarët kanë vdekur dje nga plagët që kishin marrë në betejë.
Ndërkohë dhjetra njerëzit që dje u rrëmbyen në Bagdad, raportohet të jenë liruar. Televizioni irakian e citoi zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme të ketë thënë se të rrëmbyerit janë liruar gjatë një operacioni të forcave të sigurisë. Lajmi nuk është konfirmuar nga burime tjera.
XS
SM
MD
LG