Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


"Nuk mund të ketë shtyrje të zgjidhjes së statusit të Kosovës, përtej 21 janarit, për çka tashmë është arritur pajtueshmëri", ka thënë kryeministri Agim Çeku gjatë qëndrimit një ditor në Athinë. Pas takimit me shefen e diplomacisë greke Dora Bakoyannis, Çeku tha se "Kosova do të jetë e qëndrueshme vetëm pas pavarësimit, e poashtu edhe rajoni do të jetë më stabil. Është shumë me rëndësi të mos humbet kohë më tepër", tha Çeku për të shtuar se i ka garantuar ministres Bakoyannis të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët në Kosovë si dhe kthimin e refugjatëve.
XS
SM
MD
LG