Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica, pas takimit me shefin e diplomacisë suedeze Karl Bildt, deklaroi se zgjidhja e statusit të Kosovës "duhet njëzëri të përkrahet nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së", thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Qeveria në Beograd. Ndërsa ministri i Jashtëm suedez Bildt, vlerësoi se është e rëndësishme që krahas bisedimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës, të vazhdojnë edhe bisedimet për përmbushjen e standardeve.
Karl Bildt ka thënë se për Kosovën duhet gjetur një zgjidhje stabile.
XS
SM
MD
LG