Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 7 të vrarë është epilogu i një sulmi ndaj një shitoreje të bukës në Bagdad. Sulmi ka ndodhur në zonën e quajtur Zajona, ku jetojnë shiitët dhe sunitët.
Në zhvillime të tjera ushtria amerikane ka njoftuar për vrasjen e katër ushtarëve të Shteteve të Bashkuara në Irak. Gjatë këtij muaji në Irak janë vrarë 40 ushtarë amerikanë.
Ndërkohë, ministria irakiane e Arsimit njoftoi se disa nga pengjet e kidnapuar dy ditë më parë nga Instituti Hulumutes i Bagdadit, janë vrarë, ndërsa disa të tjerë janë torturuar.
Të martën persona të armatosur kanë kidnapuar 150 veta nga ky Institut. Është raportuar se deri tash janë liruar 70 pengje, por nuk dihet se sa të tjerë aktualisht mbahen peng.
XS
SM
MD
LG