Ndërlidhjet

TOKIO


Dhoma e Ulët e Parlamentit japonez ka miratuar sot dokumentin me të cilin shkollave u kërkohet që të ligjërojnë patriotizmin.
Dokumenti kërkon nga punëtorët e arsimit që te nxënësit, të thellojnë të menduarit e bazuar në respektimin e traditës, kulturës dhe të dashurisë për kombin dhe atdheun.
Ligjërimi i patriotizmit, një ide që në qeverinë japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte shfrytëzuar për avancimin e militarizmit, për një kohë të gjatë në Japoni ka qenë tabu.
XS
SM
MD
LG