Ndërlidhjet

PRISHTINË


“Procesi përfundimtar i përcaktimit të statusit të Kosovës, duhet të fillojë pa kurrfarë zvarritjesh menjëherë pas datës së përcaktuar nga Grupi i Kontaktit. Ky proces, nuk mund të jetë fillim i një procesi të ri, por përfundim i procesit të filluar nga presidenti Ahtisaari” ka thënë kreu i partisë Ora Veton Surroi. pas takimeve të ndara që i pati sot në Nju Jork me të dërguarin amerikan për statusin e Kosovës, Frank Wisner dhe ish diplomatin amerikan Richard Holbrooke.
Surroi ka thënë se “është me rëndësi që uniteti i krijuar deri tani në Prishtinë të përforcohet me pikat e nevojshme të koncensusit që kanë të bëjnë me shtetësinë e Kosovës, gjegjësisht, implementimin e vendimit të ardhshëm për status”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga partia "Ora".
XS
SM
MD
LG