Ndërlidhjet

SARAJEVË


Ish diplomati amerikan, Riçard Holbruk ka deklaruar se "shikuar në shtigje të gjata, Kosova do të jetë vend i pavarur dhe pjesë e integrimit të qetë të Ballkanit, në të cilin do të përfshihen Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina". Ai këto komente i bëri në televizionin e Bosnjë Hercegovinës. Duke folur për Serbinë dhe të ardhmen e saj, zoti Holbruk ka thënë se "nëse e injorojnë realitetin dhe përpiqen ta mbajnë Kosovën, atëherë do ti humbin të dyjat. Nuk do të mund e mbajnë Kosovën, por do ta humbin rastin për t'ju bashkuar Evropës".
XS
SM
MD
LG