Ndërlidhjet

logo-print

LUBJANË


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku është takuar sot në Lubjanë me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha. Zoti Çeku i ka paraqitur përpjekjet e institucioneve të Kosovës për përmbushjen e standardeve demokratike dhe veçanërisht ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së statusit të Kosovës, ka njoftuar kabinenti i kryeministrit slloven. Bashkëbiseduesit kanë vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin ekonomik të Sllovenisë dhe Kosovës dhe janë pajtuar se ekzistojnë edhe shumë mundësi të reja. Kryeministri Çeku po qëndron në Slloveni për të marrë pjesë në një Konferencë për zhvillimin financiar në vendet në zhvillim.
XS
SM
MD
LG