Ndërlidhjet

DALE:"KËRCËNIMET RUSE RRETH KOSOVËS NUK DO TË KALOJN"


Helle DALE, Fondacioni Heritage /Uashington/

RADIO EVROPA E LIRË
I dërguari i posaqëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari ka vendosur që ta shtyjë raportin e tij deri më 21 janar të vitit të ardhshëm, menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi. Kjo shtyrje nuk ishte e mirëpritur në Kosovë, pasi më parë ishte thënë se raporti do të paraqitej këtë vit. Si e shinhni ju këtë situtatë?

HELLE DALE
Mendoj se do të isha dakort me kryeministrin e Kosovës, i cili tha se në fund, e gjithë kjo nuk do të influencojë rezultatin e procesit, edhe nëse ka një shtyrje të shkurtër. Në fund të fundit nuk bëhet fjalë për një shtyrje të pa përcaktuar, por për një shtyrje, e cila ka një arsye të fortë dhe që është më pak se një muaj. Mendoj se nëse Marti Ahtisari mendon se kjo është mënyra e duhur për të ecur, nuk shoh të jetë një pengesë thelbësore për zgjidhjen përfundimtare.

RADIO EVROPA E LIRË
Shpjegimi ishte se ndoshta kjo shtyrje do t'i ndihmoj forcat demokratike në Serbi për të arritur fitore ndaj forcave radikale atje. A mendoni se kjo me të vërtetë do t'i ndihmoj forcat demokratike në Serbi?

HELLE DALE
Është vështirë të parashikohet. Sido që të jetë pati njoftime që janë shumë kontradiktore dhe dolën para përcaktimit të zgjedhjeve, që kjo çështje do të bëhet çështje e vetë zgjedhjeve. Për këtë arsye supozoj se zgjidhja për Kosovën në këtë çast mund të forconte pozicionin e forcave politike më radikale.

RADIO EVROPA E LIRË
Zonja Del, sipas jush a ka ndonjë dallim ndërmjet dforcave demokratike dhe radikale në Serbi, lidhur me statusin e Kosovës?

HELLE DALE
Do shpresoja që të ketë. E di që shumica e serbëve janë në favor të mbajtjes së Kosovës brenda Serbisë, si pjesë të saj. E di që kjo është çështja, por gjithsesi forcat demokratike mund të jenë më gatshme për një zgjidhje kompromisi.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë do të jetë kjo zgjidhje kompromisi, sipas jush?

HELLE DALE
Nuk mund të them se cila do të jetë, por mundem t'u them se duhet të jetë një lloj pavarësie, e cila do të jetë ndoshta e kushtëzuar me mbrojtjen e pakicave. Brenda Kosovës, siguria e pakicës serbe duhet të garantohet dhe mendoj që mundësisht me një lloj pranie ushtarake në këtë rajon, për të garantuar se pakicat nuk do të bëhen objekt i një pastrimi etnik në të ardhmen. Nëse do jetë pavarësi duhet të jetë e kushtëzuar, ose do mund të ishte një autonomi e fuqishme brenda Serbisë. Mendoj se që të dyja mënyrat do të ishin funksionale. Pyetja është nëse kjo e fundit do të ishte fare funksionale dhe e pranueshme për kosovarët.

RADIO EVROPA E LIRË
Pas raportit të zotit Ahtisari për statusin e Kosovës, kjo çështje do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit. Moska ka thënë se nëse ky raport nuk është në linjë me pritjet e Rusisë, atëherë ndoshta do ta shfryzëzoj veton. Nga këndëvështrimi juaj, a është kjo e mundshme?

HELLE DALE
Supozoj se është e mundur. Rusinë e brengos precedenti i cili do të vendoset për konfliktet etnike brenda teritorit të saj. Prandaj supozoj se vetoja nga ana e Rusisë është e mundur. Për Rusinë do të ishte një hap shumë dramatik nëse shfrytëzon veton dhe mendoj që mund të jetë më shumë një kërcënim sesa një mundësi reale. Rusia gjendet në shumë negociata ndërkombëtare ndër të tjera edhe me Shtetet e Bashkuara. Prandaj në aspektin tregtar Rusia mund të bëhet anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë, por ka edhe çështje të tjera në të cilat Rusia ka nevojë për bashkëpunimin e Perëndimit. Kështu që mendoj se do të ishte një hap vërtet dramatik nga ana e Rusisë që të shkonte aq larg. Por nuk duhet harruar që rusët nuk kanë hezituar të kërcënojn, por nga ana tjetër nuk mendoj se duhet t'i hapim rrugë një kërcënimi rus të pengojë realizimin e diçkaje që ne besojmë është e drejtë.

RADIO EVROPA E LIRË
Moska thotë se çështja e Kosovës është precedent për të ashtuquajturat "konflikte të ngrira" në territoret ish sovjetike. Çka mendoni ju, a është Kosova precedent?

HELLE DALE
Nuk mendoj kështu. Mendoj se është një lidhje, të cilën e krijon nëse do ta shfrytëzosh për çështje politike. Kosova është një rast i veçantë dhe i izoluar, me një sërë rrethanash tepër të dallueshme që kanë evoluar për 15 vitet e fundit, kur shpërtheu kriza në Ballkan dhe ta lidhësh atë me konfliktet e ngrira brenda ish Bashkimit Sovjetik, është një deklaratë politike dhe jo e bazuar në fakte.

RADIO EVROPA E LIRË
Në fund të kësaj interviste dëshiroj t'ju pyes për statusin final të Kosovës. Si e shihni ju atë?

HELLE DALE
Mendoj se Kosova do të fitojë një lloj të pavarësisë. Gjithashtu mendoj se pakica serbe aty do të ketë nevojë për një prani ushtarake për ta mbrojtur. Mendoj se edhe nëse do të ketë një marrëveshje përfundimtare për statusin, Kosova do të vazhdojë të jetë një zonë tepër e vështirë për t'u zhvilluar në të ardhmen dhe do të vazhdojë të ketë dhunë atje, sepse ka ende shumë konflikte etnike. Pra edhe nëse ka një zgjidhje, do të duhet të mbetemi të angazhuar aty për një kohë të gjatë, me qëllim që kosovarët të mësojnë të jetojnë së bashku dhe të zhvillojnë vendin dhe ekonominë e tyre.

Intervistoi: Fatmir BUJUPI
XS
SM
MD
LG