Ndërlidhjet

HANOI


Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e vendosur por "shumë e kujdesshme" në trajtimin e programeve bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit.
Duke folur në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të Azisë dhe Paqësorit, Lavrov paralajmëroi se çdo aksion i rëndë kundër Penianit apo Teheranit mund t'i minojë përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe t'i rritë kërcënimet nga përhapja e armëve bërthamore.
Në samitin në Hanoi marrin pjesë edhe presidentët e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.
XS
SM
MD
LG