Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kosova do të jetë pjesë e rëndësishme në fushatën parazgjedhore të Partisë Demokratike të Serbisë, ka deklaruar kryetari i kësaj partie Vojisllav Koshtunica.
"Kosova duhet të jetë pjesë e fushatës jo vetëm e Partisë Demokratike të Serbisë, por e të gjitha partive sepse Kosova është çështje shtetërore dhe kombëtare numër një. Është e natyrshme që Kosova të jetë temë qendrore, sepse ajo është shumë e rëndësishme edhe për botën dhe bashkësinë ndërkombëtare", ka thënë kryeministri serb Koshtunica.
XS
SM
MD
LG