Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Fuqia e Kosovës dhe e bashkësisë ndërkombëtare për të nxjerrë vendimin për statusin në kohën e duhur është më e madhe, sesa aftësia e Serbisë për ta komplikuar procesin", tha sot në Prishtinë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi, me t’u kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
"SHBA janë të vendosura për përmbylljen e shpejtë të zgjidhjes së statusit politik të Kosovës, janë të vendosura të punojnë fuqishëm për ndryshimin e qëndrimit të Rusisë në kuadër të Grupit të Kontaktit, në kuptimin pozitiv", theksoi Thaçi.
Përveç përkrahjes, Thaçi tha se zyrtarët amerikanë kanë pasur edhe kërkesa për udhëheqjen dhe popullin e Kosovës. "SHBA-të kanë kërkuar nga ne që t'i shtojmë angazhimet, të ruajmë stabilitetin dhe të mos ketë assesi incidente. Në këto momente ne assesi nuk guxojmë të gabojmë", u shpreh Thaçi.
XS
SM
MD
LG