Ndërlidhjet

HANOJ


Presidenti rus Vladimir Putin falenderoi presidentin amerikan George Bush për nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale e cila i hap rrugën Moskës për tu anëtarsuar në Organizatën Botërore të Tregëtisë.
Të dy presidentët u takuan në fund të Samitit për Bashkëpunim Ekonomik të vendeve të Azisë dhe Paqësorit që u mbajt në Hanoj të Vietnamit. Putin tha se marrëveshja për tregëti bilaterale, nuk do të ishte e mundshme pa vullnetin politik të presidentit George Bush.
Ndërkaq presidenti Bush e vlerësoi këtë marrëveshje si të rëndësishme për të dyja palët, si Rusinë ashtu edhe Shtetet e Bashkuara. Ai tha se në takimin me presidentin Putin kanë diskutuar edhe rreth zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare siç janë programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG