Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh anëtar i Ekipit negociator e ka vlerësuar të suskesshme vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara. Ai pos tjerash tha se "SHBA-të janë të vendosura për përmbylljen e shpejtë të zgjidhjes së statusit politik të Kosovës". Mëtutje ai u shpreh se menjëherë pas propozimit të Martti Ahtisaarit duhet të nxirret një rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. "Të jetë një rezolutë që është në përputhshmëri të plotë me vullnetin e qytetarëve të Kosovës", tha zoti Thaçi. Sipas tij "SHBA-të kanë kërkuar edhe nga ne që ti rrisim angazhimet, ta ruajmë stabilitetindhe të mos ketë asesi incidente".
XS
SM
MD
LG