Ndërlidhjet

KABUL


Kryeminsitri britanik, Tony Blair sot arriti në Afganistan, pasi dje qëndroi për vizitë në Pakistan. Zoti Blair i ka vizituar trupat britanike në bazën e tyre kryesore në Helmand të Afganistanit, e më vonë në Kabul, është takuar me presidentin, Hamid Karzai. Në konferencën e përbashkët për shtyp, zoti Blair pos thjerash, tha:
- Ne besojmë se Afganistani dhe populli i tij meritojnë ta kenë rastin ta ngrisin prosperitetin dhe të jetojnë në një shtet demokratik, e jo të abuzohen si strehim për terroristët dhe të keqtrajtohen nga Talibanët, tha zoti Blair. Britania ka 5 mijë trupa në Afganistan, që janë të vendosur kryesisht në lindje të këtij vendi, e ku ballafaqohen me sulmet e shpeshta të talibanëve.
XS
SM
MD
LG