Ndërlidhjet

BAGDAD


Organizata Human Right Watch ka kritikuar gjyqin e Irakut, i cili para disa javësh dënoi ish liderin irakian, Saddam Hussein me vdekje, për krimet kundër njerëzimit. Në raportin 97-faqesh të publikuar sot, Human Right Watch thotë se në qjyq u paraqitën mangësi aq serioze, sa që gjykimi korrekt i Saddam Husseinit ishte pothuajse i pamundshëm. Në këtë kuadër, në raport shkruan se gjyqi dështoi që avokatëve të mbrojtjes paraprakisht t'ju japë dokumente të rëndësishme. Mëtutje theksohet se gjyqësia kishte mungesë të përvojës për një prioces të këtillë të ndërlikuar dhe kërkoi nga qeveria irakiane që në të ardhmen të lejoj angazhimin e juristëve ndërkombëtarë në procese.
XS
SM
MD
LG